-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri: Më lironi, më rrezikohet jeta nga kriminelët në burg

Kryesoret

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes avokatit të tij, Maks Haxhia ka kërkuar sot nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO, që e çoi 3.4 vite pas hekurave. Në argumentet që paraqet në rekurs, theksohet se Tahirit i rrezikohet jeta në burg.

“Pezulloni vendimin, eshte kunder interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse me ka denuar jashte kompetencave te saj.

Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet në kërkesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit