-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po përgatit Berisha kundër Yuri Kim? Kaso: Saliu ishte i qartë

Kryesoret

Përplasja mes SHBA-së dhe Sali Berishës nga dita në ditë po njeh ritme të reja më të forta. Sot Sali Berisha e akuzoi ambasadoren se po ndërhyn në procesin gjyqësor për vulën e partisë.

Ambasadorja Yuri Kim reagoi duke thënë se po inkurajon gjyqtarët për drejtësi kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë, mesazh i qartë për Sali Berishën. Pak minuta më pas, gjykata e Apelit njoftoi vendimin, që ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt për rrëzimin e vendimit të shkallës së parë që njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Përfaqësuesi ligjor i komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso reagoi menjëherë duke akuzuar se vendimi është marrë në kushtet e presionit dhe “një halli të madh” duke aluduar, ashtu si Sali Berisha se pas qëndron SHBA.

Gazetarët e pyetën Kason nëse komisioni i Rithemelimit që drejton PD-së, do të ndërmarrë nismë ligjore kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Juristi demokrat tha se gjithçka është në dorën e Sali Berishës.

Nuk më takon mua. Berisha ishte i qartë në komunikimin e tij. Për cdo vendimmarrje tjetër për legjitimitetin e organeve të PD-së do të informoheni në kohën e duhur” tha ai. Beteja vazhdon, brenda dhe jashtë gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit