-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK me padi penale ndaj ZRRE për tarifat e shtrenjtuara të energjisë

Kryesoret

Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për tarifat e shtrenjta.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, kallëzimi penal ndaj tyre do të dorëzohet për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit për këto tarifa.

Zyra e Rregullatorit për Energji duket se nuk ka në plan të pezullojë tarifat e shtrenjta, as pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Nga ky institucion e kanë konfirmuar se e kanë pranuar aktvendimin e Themelores, teksa kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Petrit Pepaj nga ZRRE tha se ky institucion do të parashtrojë ankesë për këtë vendim brenda afatit ligjor në Apel.

“ZRRE-ja, ka pranuar aktvendimin e gjykatës dhe mbështetur në dispozitat ligjore të nenit 23 par. 2 Nenin 49 par. 1 dhe 2 lidhur me Nenin 63 të LKA-së, lidhur me Nenin 176 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (Ligjin Nr. 03/L – 006), do të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor pranë Gjykatës së Apelit”, ka thënë Pepaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit