-sidi education-spot_img
30.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri serb shtron drekë për ambasadorët që s’e kanë njohur Kosovën!

Kryesoret

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka organizuar të mërkurën një drekë për ambasadorët e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Siç bën me dije qeveria e Serbisë, Macut ka falënderuar përfaqësuesit për, siç tha, “luftën e tyre të përbashkët për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin” e Serbisë dhe “për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë serbe theksoi se vendi i tij nuk i harron miqtë e vet dhe mbetet një aleat i besueshëm në përpjekjet e përbashkëta për të respektuar parimet mbi të cilat bazohen Kombet e Bashkuara dhe i gjithë rendi ndërkombëtar.

“Lufta jonë e përbashkët për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin është njëkohësisht një luftë për të ruajtur themelet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, theksoi Macut.

Në ndërkohë, ai ka folur edhe për situatën e serbëve në Kosovë, duke pretenduar se ata përballen me një situatë “shumë serioze” dhe me “sulme të përditshme, përfshirë privimin e paligjshëm të lirisë dhe mohimin e të gjitha të drejtave themelore të njeriut”.

Këto, sipas tij, “tregojnë qartë se qëllimi i regjimit të Kurtit është të dëbojë popullsinë e mbetur jo-shqiptare” nga Kosova “duke krijuar dhe mbajtur kushte të padurueshme jetese”.

Ndër të tjera, kryeministri serb tha se për më shumë se 13 vjet, “serbët kanë pritur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre individuale dhe kolektive”.

“Shfrytëzoj këtë rast për të përsëritur se kjo është e detyrueshme dhe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Macut dhe u bëri thirrje të gjithë “miqve të Serbisë” të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Kosovën për të përmbushur detyrimet e saj.

Ai tha se “Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por kurrë nuk do të heqë dorë nga provinca e tij jugore”.

Në takim morën pjesë ambasadorë dhe të ngarkuar me punë të Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnjës dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Federatës Ruse, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës, Bjellorusisë dhe Selisë së Shenjtë./ KS

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit