Policia ka arrestuar këtë të premte një 52-vjeçar në Durrës, pasi përshtati lokalin e tij për përdorim droge.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Arapaj”.
Gjatë operacionit goditet një rast i përshtatjes së lokalit për përdorim droge, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.
Goditet dhe një rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestohet në flagrancë klienti i lokalit.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një armë e ftohtë (thikë).
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arapaj”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. K., 52 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
D. Q., 33 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit Sh. K., në Arapaj, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Q., klient në lokal, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë).
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.