Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i është përgjigjur me një gjuhë të fortë dhe të prerë ish-kryeministrit Sali Berisha, që e akuzoi sot se po ndërhyn në procesin gjyqësor për “vulën” e PD-së që ndodhet në Apel.
Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë thotë se nuk po bën presion, por po inkurajon gjyqtarët dhe prokurorët që pavarësisht kërcënimeve të japin drejtësi duke luftuar korrupsionin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë. Pikërisht, fraza e fundit nuk është përdorur pa qëllim, pasi shkon ekskluzivisht për Sali Berishën, i cili u shpall “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së” thotë Kim duke i bashkëngjitur statusit edhe strategjinë e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në Ballkan, miratuar vitin e kaluar.
2/2 …all of us must do our part to fight against corruption & impunity, then YES, the US has done & will continue to do exactly that – because the fight against corruption & efforts to undermine democracy constitute a core US national security interest. https://t.co/KzKKFDp8TH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 22, 2022
Por cfarë tha sot Sali Berisha?
Ish-kryeministri që synon postin e kryetarit të PD-së u shpreh se Yuri Kim po ndërhyn në proceset gjyqësore dhe për këtë i kërkoi qeverisë së SHBA që të ndalojë ambasadoren në Tiranë që të vazhdojë, sikur tha ai, sulmet kundër tij.