-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyu Alibeajn në foltore, Berisha “zbardh” prapaskenat: Kurthi që ngriti Rama

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi sot përplasjen me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dje në foltoren e Kuvendit, që e shtyu duke e larguar. Për këtë, Berisha tha se ishte një kurth i përgatitur nga Edi Rama.

“Së pari dua të sqaroj për ju dhe shqiptarët se cfarë ndodhi dje në parlament. Në një kurth banal dhe të ulët, Rama për të më privuar nga e drejta e replikës për diskutimin e tij, keqpërdori, Enkelejd Alibeajn për të dytën herë në mënyrë më të pamëshirë. Tani ta zbërthej këtë. Rama foli, dhe gjatë fjalimit lakoi emrin tim me dhjetëra herë.

Rregullorja e parlamentit përcakton të drejtën e përgjigjes, replikës, që ushtrohet menjëherë pas folësit të parë. Në këtë kontekst, vetëkuptohet që fjala pas tij më takonte mua. Cfarë bënë? Nxorën me vrap dhe unë u nisa, nxorën me vrap veglën e tyre, që të bllokojë platformën që unë të mos flas. Kush ndërhyri?

Ndërhyri Taulant Begoja, haptas në mbrojtje të një njeriu të keqpërdorur, që nuk mund ta bënte kurrë atë akt, se fjala i takon atij që ka replikën, Sali Berishës, para atij që ka diskutimin. Por për të mbrojtur padronin e tij, Edi Ramën, duhet ta merrte ai fjalën. Ai shkoi e zuri vendin, por njeriu që e mbrojti fuqishëm ishte Taulant Balla.

Dua të sqaroj se nuk ishte hera e parë. Para një muaji në një mënyrë të neveritshme u përsërit i njëjti skenar, foli, mu citua emri dhe unë nisem për të marrë fjalën. Taulant Balla, i drejtohet drejtueses së seancës, se fjalën e ka, kemi ra dakord që të flasë kryetari i grupit, ky ra në vështirësi dhe ia kalon Tabakut dhe nuk mori përsipër që të shkelte. Por unë e kalova dhe nuk mendova se do ta diskreditojë veten në këtë shkallë.

Por kur e bëri dje, do i jepja përgjigjen që po i jap sot; replika është replikë. Kryetarja e parlamentit duhet të drejtojë me rregullore, e ka shkelur, por jam përpjekur ta kursej se është zonjë, por nëse vazhdon të bëhet pjesë e kurtheve të turpshme, do të marrë përgjigjen që meriton” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit