Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin. Më të dukshme shirat do të jenë në veriperëndim.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur nga 5 gradë celsius deri në 23 gradë celsius.