Tiranë-Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetasit A. K., 33 vjeç, shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë te parregullt”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;
– M. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;
– J. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M. P., 31 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja M. P., dhe pasagjerja shtetasja S. B., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
– Y. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—-
Më datë 22.04.2022, shtetasja V. M., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nipi i saj, shtetasi E. T., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.