Sazan Guri vetëshpalli kandidaturën e tij për president të Republikës. Mes argumenteve që renditi se përse duhet që ta votojnë për President, ai tha se ka në “ADN” udhëheqjen e shtetit.
Debati
Arian Çani: Po tallesh ti, nuk mendoj se mendon që do të bëhesh vërtet president?
Sazan Guri: Si, po tallesh tani, bën sikur je LIVE apo s’je LIVE.
Arian Çani: Jo, jo, unë ta them se të kam mik, po të isha si ty, të kisha parë se kush është vetëshpallur president, do të tërhiqesha.
Sazan Guri: Po si?
Arian Çani: Sa përqind ka mundësi që të bëhesh president?
Sazan Guri: 1%, ja unë ta them vetë, vetëm 1%.
Arian Çani: Mirë, unë do të bëj një sondazh, ja ju miq që më shkruani, sa mundësi mendoni se ka Sazan Guri që të bëhet president, të bëjmë një sondazh.
Sazan Guri: Po unë ta them vetë morë, vetëm 1%.
Arian Çani: Po mirë, unë do bëj sondazhet, më lër
Sazan Guri: Po çfarë sondazhesh, janë bërë ato
Arian Çani: Po unë do bëj punën time more
Sazan Guri: Po jo pra s’ka sondazhe fare
Arian Çani: Por si qenke futur qorrazi në këtë histori
Sazan Guri: Unë bëj diferencën sepse kur jap një leksion e mbaj dhe vetë..i përmbahem domethënë. Ka komunitete që më janë lutur prej vitesh, ti profesor kë të drejtën të kandidosh, realizova dëshirën e tyre dhe ADN-në e fisit, atë më tepër. Jam një njeri që ka dijeni në shumë fusha.