Një 49-vjeçar në fshatin Pistull në Vaun e Dejës është arrestuar, pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Ardjan Gjergji.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar nje armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e Ardjan Gjergjit shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.