Aksidenti i rënd i ndodhur rreth mesditës së sotme në kryqëzimin e Drithas, në Maliq, i ka marr jetën këmbësorit, Kujtim Hazizit.
Ai u përplas nga makina me drejtues Lorenc Tomen teksa po kalonte rrugën në fshatin e tij, dhe ka ndërruar jetën në spitalin e Korçës.
“Maliq/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit,” ka njoftuar policia.