Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Emmanuel Macron, për fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale.
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, tha ndër të tjerash Osmani në një status në Twitter.
Osmani gjithashtu theksoi se mbështetja e Macron është kyçe në rrugën e qëndrueshme euroatlantike të Kosovës.