Emmanuel Macron është rizgjedhur si President i Francës për të dytin mandat radhazi, pasi mundi në raundin e dytë të votimeve rivalen e tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, me një diferencë të konsiderueshme votash.
Mbi këtë fakt, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se e ka uruar Macronin menjëherë pas fitores së tij.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”.