Autori Emerli Murtati është konfliktuar fillimisht me 10 bashkëfshatarët e tij, pasi këta të fundit po gërmonin një kanal për futjen e tubave vaditës.
Autori ka kundërshtuar me forcë hapjen e këtij kanali pasi i dëmtonte rrugën e varrezave të lagjes së tij. Në këtë moment autori dhe fshatarët janë zënë verbalisht dhe fizikisht, sherri ka degraduar më pas në përdorimin e armës tip pistoletë nga ana e shtetasit Emerli Murtati duke shtënë drejtë turmës.
Plumbi ka kapur në këmbë njërin prej tyre, pikërishtë 46 vjeçarin Festim Axhamin. Situata ka agravuar edhe më tej kur fshatarët i kanë hequr autorit pistoletën nga duart, në këto momente ata kanë ushtruar dhunë ndaj autorit të krimit, duke i shkaktuar plagë në kokë. Edhe autori i plagosjes po merë mjekim në spitalin rajonal të Kukësit.