Autori që plagosi shtetasin Festim Haxhimi në Kukës, pas një konflikti për pronën është arrestuar.
Autori Emerli Murtati është konfliktuar fillimisht me 10 bashkëfshatarët e tij, pasi këta të fundit po gërmonin një kanal për futjen e tubave vaditës.
Autori ka kundërshtuar me forcë hapjen e këtij kanali pasi i dëmtonte rrugën e varrezave të lagjes së tij. Në këtë moment autori dhe fshatarët janë zënë verbalisht dhe fizikisht, sherri ka degraduar më pas në përdorimin e armës tip pistoletë nga ana e shtetasit Emerli Murtati duke shtënë drejtë turmës.