-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Tiranë-Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. H., 53 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur;

– H. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues  shtetasin H. F., 63 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital;

– F. C., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– K. H., 23 vjeç, dhe G. Q., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.

—–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit  N. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Milo Duçi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e tre automjeteve të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit