-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken, pas vizitës në Kiev: Lufta ruse po dështon

Kryesoret

Rusia po dështon në qëllimin e luftës së saj në Ukrainë. Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas vizitës së zhvilluar në Kiev, nën vellon e fshehtësisë.

Në një konferencë për shtyp në kufirin me Holandën, Blinken tha se një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të rezistojë më gjatë sesa Presidenti Vladimir Putin. Blinken vizitoi Kievin bashkë me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Ukrainasit po rezistojnë fort dhe po e bëjnë me mbështetjen që ne kemi koordinuar nga e gjithë bota. Strategjia që kemi vënë në jetë, me më shumë se 30 vende të angazhuara në këto përpjekje, po jep rezultate. Ne po shohim se qëllimi i luftës ruse po dështon dhe Ukraina po shënon sukses. Nuk e dimë se si do të zhvillohet pjesa tjetër e luftës, por e dimë se Ukraina sovrane do të rezistojë më gjatë sesa Vladimir Putin”, tha Blinken.

Sekretari Austin tha se natyra e luftës në Ukrainë ka ndryshuar tani që Rusia është tërhequr nga rajonet e pyllëzuara veriore, për t’u përqendruar në qendrën industriale lindore të Donbasit. Kjo, sipas tij,  ka bërë që edhe nevojat ushtarake të Ukrainës të ndryshojnë, me Zelenskyn që kërkon më shumë tanke, artileri dhe municione të tjera: “Natyra e luftës ka ndryshuar, pasi edhe terreni ku janë fokusuar nuk është më i njëjti. Prandaj, ata kanë nevojë për artileri me rreze të gjatë. E dëgjuat që shprehu kërkesën për tanke dhe ne po bëjmë të pamundurën për t’i dhënë këtë lloj mbështetjeje”.

Udhëtimi i sekretarëve Blinken dhe Austin është vizita e nivelit më të lartë amerikan në kryeqytetin e Ukrainës që prej nisjes së agresionit rus. Të dy zyrtarët thanë gjithashtu se Presidenti Joe Biden së shpejti do të emërojë zonjën Bridget Brink për të qenë ambasadore në Ukrainë dhe se diplomatët amerikanë që u larguan nga Ukraina para luftës, do të fillojnë të kthehen në vend javën që vjen, në atë që duket të jetë një mesazh i fortë solidariteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit