Në ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në afërsi të hotel “Kalasë”, në qytetin e Pogradecit.
I riu, Joan Mucllari është plagosur në këmbë nga dy persona të tjerë teksa po lëvizte afër hotelit të babit të tij. Ai është paraqitur në spitalin e Pogradeci ku dhe ka kërkuar ndihmën e parë si dhe ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Nga njoftimi i policisë është mësuar se riu është qëlluar nga Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari për shkak të një konflikti të çastit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.