Pas telefonatës për një pako të dyshimtë në Vlorë, policia ka dhënë versionin e saj zyrtar.
Pako është gjetur në lagjen “1 maji”, afër zonës së plazhit të vjetër. Pako është e mbështjell me qese plastike ngjyrë të zi dhe është dyshuar për lëndë plasëse dhe mendohet se mund të ketë rënë nga ndonjë makinë.
“Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”, njofton policia.