Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kujtuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që u zhvilluan një vit më parë. Ai përsërit se procesi ishte një masakër elektorale. Megjithatë Paloka thekson se PD nuk dorëzohet dhe sulmon ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Një vit më parë Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e tretë. Pas një viti, në vend që të ishim në betejë për vendosjen e drejtësisë, rrëzimin e Ramës dhe rikthimin e demokracisë në vend, falë L.B, E.R dhe Y.K jemi në përpjekje për të ribashkuar PD dhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri.
Nuk është hera e parë që vihemi përballë sfidave të tilla. Po dhe këtë herë do ia dalim, siç ia kemi dalë dhe në situata më të vështira e në fund do të triumfojmë mbi të keqen”, shkruan Paloka.