Si sot një vit më parë, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe PS fitoi mandatin e tretë radhazi.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sot një foto nga selia rozë shkrepur një vit më parë nga momenti kur forca që ai drejton u shpall fituese.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë foto të fiks një viti më parë, kur na u besua mandati i tretë, ju uroj një javë të mbarë” shprehet Rama.