Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh gjatë prezantimit të nisjes së javës kulturore ndërkombatre në vendin tonë, se nuk ka kufizime për rusët që duan të vizitojnë Shqipërinë.
Që prej mëngjesit të 24 shkurtit Rusia ka nisur një ofensivë ushtarake në Ukrainë.
Mijëra civilë ukrainas janë vrarë nga bombardimet ruse, ndërsa rezistenca e Ukrainës ka vijuar që prej ditës së parë.
Për pasojë Rusia ka parë sanskione të ashpra nga Perëndimi. Këtyre u është bashkaur edhe Shqipëria.
Pavarësisht deklaratës së Ramës për turistët, vendi ynë i ka bllokuar fluturimet nga Rusia dhe anasjelltas.
Sa i përket sanksioneve është i ndaluar udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga Bashkimi Evropian, diplomatë e zyrtarë. Konkretisht për 654 individë dhe 52 subjekte.