Moska ka shpallur një armëpushim në zonën e uzinës Azovstal në Ukrainë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat ruse sot do të ulin armët për të lejuar civilët të largohen nga uzina e rrethuar në Azovstal në Mariupol.
Ministria thotë se civilët e bllokuar në fabrikë mund të largohen në çdo drejtim që ata dëshirojnë.
Në Azovstal janë nga 300 deri në një mijë civilë, si dhe luftëtarët e mbetur të mbrojtësve ukrainas të Mariupolit.
Sipas burimeve të Skynews, disa nga ata që kërkuan strehim në magazinat nëntokësore të çelikut kanë qenë atje që nga fundi i shkurtit.
Rusia njoftoi javën e kaluar se trupat ukrainase mund të dorëzonin armët dhe të tërhiqeshin nga Azovstal, por asnjë luftëtar nuk besohej të ishte dorëzuar.