Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako.
Përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish-deputetit, janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.
Shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish-deputetit dhe familjarëve të tij.
Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Koka akuzohet edhe për pastrim parash. Sipas SPAK për aferën e dy inceneratorëve ai ka përfituar në formën e ryshfetit rreth 4.9 mln euro.