-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komiteti vendos: Hiqen maskat, hapen club-et e natës dhe portat për turistët

Kryesoret

Shqipëria ka hequr të gjitha masat kundër virusit në prag të hapjes së sezonit turistik. Ashtu sikur paralajmëroi një javë më parë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, sot Komiteti i Ekspertëve njoftoi se duke filluar nga 1 maji turistët mund të futen lirisht në Shqipëri, hiqet maska dhe lejohet muzika pas orës 23:00.

Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi këto rekomandime;

Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe të atyre me sistem imunitar të kompromentuar.

Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave por rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura ose të paajrosura mirë.

Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për SARSCOV 2, dokument të testimit negativ për SARSCOV 2, apo certifikatë të shërimit nga ky infeksion, për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti.

Komiteti i Ekspertëve do monitorojë situatën dhe këto masa do vlerësohen në dinamikë. Do ndryshojnë sipas nivelit të riskut. Të nderuar qytetarë, pavarësisht nga situata epidemiologjike, pandemia nuk ka mbaruar. Ekziston rreziku i infeksioneve” tha Rakacolli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit