Ish-këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Driton Tali shprehet se Ukraina është duke luftuar kundër Rusisë edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.
Ai thotë se me humbjen e Rusisë do të humbasë edhe Serbia, në të kundërtën, paralajmëron se lufta do të vijë në Ballkan.
“Ukraina është ka lufton edhe për neve (logjikisht edhe për Malin e Zi dhe Bosnjen). Me humbjen e Rusisë do të humbas edhe Serbia.
Në të kundërtën shtrëngoni rripat që kjo sagë të vazhdojë, madje edhe me përkeqësime (duke mos e anashkalu edhe një luftë), e leni pallavrat në stilin “cila është oferta e Kosovës ndaj Serbisë në këto negociata?”.
Serbia e do Kosovën mbrapa! Kaq e thjeshtë është” shkruan ai.