Është duke u zhvilluar mes tensioneve të shumta procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Bulqizë këtë të martë.
Procesi i votimit ishte parashikuar të mbahej ditën e diel, por u shty për shkak të pretendimeve për fryrje të listave.
Ndërkohë, situata nuk është aspak e qetë edhe këtë të martë, ku ka pasur përplasje mes mbështetësve të dy kandidatëve, ku është shkatërruar edhe një derë në godinën ku është duke u kryer votimi, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë.
Në garën për kryetar të PD në Bulqizë është ish-deputeti i PD Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.