-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Schroder mbron Putinin: Nuk është i përfshirë në masakrat e Ukrainës

Kryesoret

“Unë nuk do të bëj asnjë ‘mea culpa’. Nuk është për mua”. Deklaratat vijnë për gazetën amrikane “New York Times” nga ish-kancelari social-demokrat Gerhard Schroder.

Pretendimi dhe mbrojtja e zgjedhjeve të tij të diskutueshme, nga miqësia me Vladimir Putin, e deri te mbajtja e pozicioneve me pagesë të lartë në shërbim të industrisë ruse të energjisë, po shkakton bujë në Gjermani.

Ai refuzon të kritikojë drejtpërdrejt liderin e Kremlinit, duke dënuar në mënyrë eksplicite agresionin kundër Ukrainës.

Është hera e parë që Shroder flet publikisht që nga fillimi i luftës dhe ashpërsia e deklaratave të tij, madje e shtyn bashkëkryetaren e SPD-së, Saskia Esken, të thotë se ish-kancelari duhet të largohet nga Partia Socialdemokrate.

“Ne e kemi ftuar në mënyrë të përsëritur që të largohet nga pozicionet e tij në kompanitë ruse, por ai nuk a ndjekur këshillat tona. Për fat të keq, ai ka shumë vite që vepron vetëm si biznesmen. Tani duhet të ndalojmë dhe ta shikojmë atë si burrë shteti dhe ish-kancelar”, tha Esken.

Zyrtarja e SPD-së, e shikon në mënyrë absurde mbrojtjen e ish-kancelarit për akuzat ndaj Putinit për krime lufte.

“Urdhri i masakrave nuk erdhi nga Putini”

Në të përditshmen amerikane, Schroder mohon fuqishëm se ushtria ruse ka masakruar civilë në Bucha.

Ai argumenton se “çështja duhet të hetohet”. Dhe në çdo rast, shtoi ai, “unë nuk mendoj se urdhri erdhi nga Putin, por nga një nivel më i ulët”.

Ish-kancelari refuzon të pranojë ndonjë gabim në politikën ndaj Moskës gjatë drejtimit të tij si kancelar.

Në fakt, ai hodhi themelet për varësinë gjithnjë në rritje të Gjermanisë nga furnizimet me gaz dhe naftë ruse.

Veçanërisht me dy projektet gjigante, Nord Stream 1 dhe 2: “Në tridhjetë vitet e fundit ka qenë një linjë e mbështetur nga të gjithë, askush nuk e ka kundërshtuar, as CDU, as industria. Tani, krejt papritur bëjnë sikur nuk dinë gjë”, – thotë Schroder.

Telefonata e Vladimirit

Por edhe ai duhet të ketë pasur ndonjë problem imazhi në fillim, sipas anekdotës së zbuluar për gazetarin.

Më 9 dhjetor 2005, tre javë pas largimit si kancelar, Schroder në fakt hezitoi kur mori një telefonatë nga Vladimir Putini, i cili i ofroi bordin mbikëqyrës të ‘Nord Stream’, tubacioni ruso-gjerman i gazit që kalon nën Detin Baltik.

“Ke frikë të punosh për ne?”, – pyeti Putin duke qeshur. Disa ditë më vonë, ai pranoi postin.

Ish-kancelari kujton se ai “gjithmonë ka përfaqësuar interesat gjermane” dhe se “Gjermania ka përfituar edhe nga lidhjet e mia me Putinin”, të cilat ndërkohë janë bërë miqësi e fortë edhe falë birësimit të dy fëmijëve rusë nga Schroder dhe ish-gruaja e tij, Doris, të marrë falë ndërmjetësimit të presidentit rus.

Nëse Moska mbyll rubinetat e gazit!

Vetëm në rast se Putini do të mbyllte rubinetët e gazit dhe naftës për në Evropë, Shroderi do të jepte dorëheqjen nga postet e tij, të cilat ndërkohë ishin shumëzuar me një vend në bordin e drejtorëve të “Rosneft” dhe një pranë atij të Gazprom.

“Por unë jam i sigurt se nuk ndodh. Nuk ka ndodhur kurrë as në momentet më të këqija të Luftës së Ftohtë”.

Një version, megjithatë, i kontestuar nga gazeta “Die Ëelt”, e cila këtë mëngjes në një rindërtim, kujton se si gjatë krizës së Murit të Berlinit në vitin 1961 dhe atë të raketave në Kubë në 1962-in, nuk mbërriti asnjë fuçi naftë apo një metër kub gaz rus në Republikën Federale.

Deklaratat për luftën janë gjithashtu shumë të diskutueshme, për të cilat ish-kancelari e kufizon veten, duke i cilësuar si “një gabim”.

Ai refuzon të përmendë Putinin me emër dhe të distancohet prej tij, duke përmendur si justifikim se në këtë mënyrë, “ai do të humbiste besimin te njeriu i vetëm që mund t’i japë fund luftës”.

Dhe ai shton: “Putini është gjithashtu i interesuar t’i japë fund, por nuk është aq e lehtë, disa pika ende duhet të sqarohen”.

Një muaj më parë, Schroder kishte qenë protagonist i një tentative ndërmjetësimi, të autorizuar nga ukrainasit.

Por udhëtimi i tij në Moskë, ku ai kishte biseduar për disa orë me Putinin, nuk pati vijimësi.

Artikulli i “New York Times”, pati efektin e një “bombe” në Berlin, ku kritika të ashpra u hodhën në adresën e ish-kancelarit, i cilësuar si “turp për Gjermaninë” nga lideri i të rinjve kristian-demokrat, Tilman Kuban.

Pozicioni i Scholz-it

Sikleti është kryesisht i brendshëm për SPD-në dhe prek edhe kancelarin Plaf Scholz, i cili tashmë ka problemet e tij.

Kreu i qeverisë është në fakt i sulmuar për qëndrimin e tij të kujdesshëm dhe të rezervuar për furnizimet me armë të rënda në Ukrainë, tashmë të thirrur publikisht edhe nga aleatët e tij të gjelbër dhe liberalë.

Ndërkohë, lideri i opozitës dhe lideri i CDU-CSU, Friedrich Merz, deklaroi se dëshiron të paraqesë një mocion në Parlament në favor të dërgimit të tankeve dhe sistemeve të tjera të armëve në Kiev, duke ofruar një pakt bashkëpunimi për partitë e mazhorancës, të cilat mund të përçajnë koalicionin.

Pas deklaratave të ish-kancelarit, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i kërkoi Perëndimit të shtojë emrin e Shroderit në listën e sanksioneve, pasi “ai është pjesë e sistemit të Putin dhe është bashkëpërgjegjës për masakrën e grave dhe fëmijëve në Ukrainë”./ SI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit