Një person i armatosur ka sulmuar një çerdhe në Rusi. Nga sulmi kanë mbetur të vrarë dy fëmijë mësuesi dhe më pas autori ka vrarë veten.
“Nga informacionet e para që kemi ka pasur të vrarë në një çerdhe. Si rezultat dy fëmijë, një mësues dhe vrasësi kanë vdekur”, ka thënë Dmitry Kamal, shefi i rajonit të Ulyanovskit në Rusi.
Ai ka thënë se hetuesit janë në vendin e ngjarjes për të marrë informacione më të zgjeruara. Mosha e fëmijëve të vdekur nuk dihet por ata mund të jenë mes 3 dhe 6 vjeç.
Sipas burimeve të autoriteteve ruse, vrasësi ka hyrë në çerdhe gjatë kohës që fëmijët ishin në gjumë dhe ka shtënë në ta. Asnjë roje s’ishte në detyrë.