Gazetari Melaim Zeka, ka qenë i akuzuar për falsifikim vizash dhe shmangie nga tatimet.
Por sot ai është shpallur i pafajshëm pas 5 vitesh orvatje nëpër gjyqe. Lajmin e ka bërë vetë Zeka të ditur, nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka shprehur se Gjykata ka vendosur për provat dhe jo mbi fjalë rrugësh.
“Pas 5 viteve vuajtje shpirtërore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga një trup gjykues qe vendosin mbi prova, e jo fjale rrugësh, me ka shpallur te pafajshëm nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shpëlarje parash, dhe shmangie nga tatimi! Faleminderit shume te gjithë juve qe besuat ne pafajësinë time. Kurrë ne jetën time nuk kam përjetuar torture me te madhe se sa kjo e këtyre pese viteve! Faleminderit shume!”, ka shkruar Zeka.