Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit që ka pasur me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit “The EU Meets the Balkans” në Sofje të Bullgarisë, ka theksuar se progresi në dialogun Kosovë-Serbi janë objektivat e përbashkët të BE-së dhe Kosovës.
“Diskutuam për çështjet e fundit në Kosovë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, shfrytëzimi i mundësive që ofrohen nga EIP dhe progresi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tanë të përbashkët derisa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”, ka shkruar Varhelyi në rrjetin e tij social në Tëitter.
“Kosova duhet të bëjë progres sa i përket liberalizimit të vizave dhe kjo është diçka që duhet të ndodhë tani sepse s’ka asnjë arsyetim më, por liberalizimi i vizave nuk është qëllimi evropian i Kosovës. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe për këtë po punojmë”, tha ajo.