Disa detaje të reja kanë dal nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në afërsi të hotel Volorekës, ku mbeti i plagosur 21-vjeçari Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit.
Kamerat e sigurisë kanë pikasur momentin ku autorët e dyshuar, Greis Maxhari dhe Firdeus Berberi kanë përdoret një automjet tip Golf 6, ngjyrë gri, me targa AB 416 FP.
Ky automjet, së bashku me një Benz dhe një BMW X5 janë sekuestruar nga policia dhe ka dyshime se janë përdorur nga autorët e dyshuar për t’u larguar nga vendngjarja.
Lidhur me këtë ngjarje policia arrestoi 5 persona të cilët sipas uniformave blu kanë ndihmuar dy autorët të arratiseshin.