Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e 21-vjeçarit në Sarandë. 21-vjeçari i identifikuar si Devis Saliaj nga Tirana ka marrë një goditje me thikë në parakrah.
Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka dhënë shumë informacione policëve në lidhje me ngjarjen. 21-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e plagosjes.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ai është Denis Beqo nga Saranda. Ndërkohë policia po vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









