-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3.8 mln euro jepen për krijimin e bazës së organizatës ushtarake në Shqipëri

Kryesoret

13 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, do të nisë puna dhe për krijimin e bazës së organizatës ushtarake në Shqipëri. Tashmë është hapur tenderi për nisjen e punimeve në ndërtimin e bazës ajrorë të Kuçovës. Fondi në dispozicion shkon 3.8 milionë euro ose 458 milionë lekë, ndërsa konkurrentët do të kalojnë në dy faza, së pari kapërcimin e besueshmërisë për konfidencialitetin e më tej për ofertën.

Në dokument parashikohet rrethimi i të gjithë perimetrit me kamera të sigurisë. Kjo për të mos lejuar afrimin e personave të padëshirueshme dhe për të plotësuar një nga kriteret e NATO-së. Një tjetër element që do të shtohet është dhe vendosja e sensorëve të zbulimit ashtu si dhe thuhet në prokurim për ndërhyrjet përgjatë rrethimit. E gjithë zona do të duhet të jetë e ndriçuar për të pasur kështu dhe një tjetër element të rëndësishëm.

Në punimet e kërkuara do të ketë si gërmime ashtu dhe ndërtime inxhinerike.

Pjesëmarrësit në ndërtimin e bazës do të duhet të kenë të paktën 90 punonjës të deklaruar në periudhën janar-mars.

Shpenzimet për këtë procedurë do të përballohen nga fondet e vëna në dispozicion për Komandën e Forcës Ajrore për vitin aktual dhe 2 vitet e ardhshme.

Referuar dokumenteve të tenderit, për këtë vit janë planifikuar rreth 900 mijë euro shpenzime, për vitin pasardhës 968 mijë euro, ndërsa në 2023-shin vlera  përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Kompanitë duhet të paraqesin gjithashtu dokumentacion për punë të ngjashme me një vlerë jo më të ulët se 50% e kontratës dhe licencë për transportin e mbetjeve urbane.

Kohëzgjatja e kontratës është 1 vit dhe kriteri i shpalljes së fituesit është çmimi më i ulët i ofertës së kualifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit