-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ka nisur Rusia një tjetër konflikt? SHBA: Po monitorojmë me kujdes situatën

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas shpërthimeve të ndodhura së fundmi në Transnistria, rajonin separatist të mbështetur nga Rusia në territorin e Moldavisë. Zëdhënësi i Pentagonit, Ned Price, u shpreh se SHBA-të po monitorojnë nga afër dhe me kujdes situatën e fundit të krijuar në këtë rajon.

“Ne përsërisim thirrjen e qeverisë moldave për qetësi si përgjigje ndaj këtyre incidenteve dhe mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Moldavisë. Ne respektojmë neutralitetin e saj të garantuar me kushtetutë”, tha ai në një konferencë të Departamentit të Shtetit.

“Ne nuk i dimë të gjitha detajet përveç asaj që ndodhi dje, por ne mbetemi të shqetësuar për çdo përpjekje për të përshkallëzuar tensionet,” shtoi ai. Moldavia ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë pas sulmeve të fundit ku u shkatërruar edhe antenat e transmetimit të radios.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktivitetit ushtarak në rajonin separatist të Moldavisë.

“Ky është vetëm një nga hapat e Federatës Ruse. Kjo po ndodh për të destabilizuar rajonin dhe për të kërcënuar Moldavinë”, tha Zelensky i pyetur nga një gazetar gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kiev me drejtorin e përgjithshëm të IAEA Rafael Mariano Grossi të martën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit