Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin e “Rithemelimit” të PD-së, një ditë përpara senacës së Kuvendit dhe mbërritjes së zyrtares së lartë amerikane, ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në DASH, Karen Donfried.
Në fokus të diskutimit pritet që të jetë axhenda e Kuvendit të 30 Prillit. Grupi i Sali Berishës brenda PD-së, që udhëheq partinë më të madhe në opozitë pas vendimit të shkallës së parë, në pritje të Apelit pritet që të marrë mesazhe të forta nga zyrtarja e lartë amerikane.
Karen Donfried injoroi hapur Sali Berishën, duke zgjedhur që të takohet me kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj dhe deputetë, që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë blu të kontrolluar nga mbështetësit e ish-kryeministrit.