Nga Agron Gjekmarkaj
Dje pata kenaqësinë të pritesha në selinë e vatres në New York në një bashkëbisedim me vatranet në 100 vjetorin e mardhenjeve SHBA-Shqiperi.
Kenaqesi është të konstatosh që “Vatra” mbetet ndonese brezat dhe kohet ndryshojnë.
Kështu ndodh sepse “vatra” është ideja dhe jo personi, është dashuria e tyre për vëndin amë, është mirnjohja dhe miqesia e perjetshme e shqiptarve me SHBA që të kujton atë sokellimen e kohrave të dikurshme “mbahu nëno mos kij frikë se ke djemtë më Amerikë”.
Bukur të shohesh që shqiptaret jetojnë me shqetesimet e vendit amë, me ngjarjet, perspektivat dhe personazhet.
Keq e perjeton që ne nga Shqiperia për ta pothuaj nuk bëjmë asgjë veçse fjalime.
Po kaq i kishte trazuar ata edhe kriza e Opozites!
Personalisht gjykoj se klima e debatit është më mirë se uji i ndenjur i hipokrizisë apo nënshtrimit.
Pritat që me behen me porosi kudo qofshin në New York a në Tiranë bashkë me gjyqet mediatike dhe genjeshtrat e trasha që perhapin as më trembin, as me ndalin e as me ndryshojnë mendim.
Edhe pesë veta që formojnë një pritë meritojnë respekt e marrin pergjigje edhe pse nuk perfaqesojnë një organizatë ashtu siç një person nuk perfaqeson një parti, një shoqeri apo një komb, edhe kur bën turpe si inicimi i peticionit kunder ambasadores Yuri Kim.