Qeveria shqiptare organizoi sot një takim te Pallati i Brigadave me një grup kompanish, sipas kryeministrit Edi Rama, lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.
Një mesazh gjatë takimit dha edhe një zyrtare amerikane që përgëzoi Shqipërinë për lidershipin dhe projektet energjetike. Ministrja e Energjisë, Balluku u shpreh se “varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuara mjaft vende duke ekspozuar sigurinë energjetike” tha ajo.