-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm për bombë në shkollat e Malit të Zi, kërcënimi: Çdo gjë do mbulohet nga gjaku!

Kryesoret

Ndërpritet mësimi në disa shkolla fillore në Mal të Zi, për shkak të alarmit për bombë, raporton RTCG.

Janë evakuuar shkollat në Nikshiq, Tivar, Beranë, Bijelo Pole, Kolashin, Herceg Novi, Cetinje. Alarm për bombë ka pasur edhe në Komunën dhe Gjykatën në Tivar.

“Në territorin e shkollës janë vendosur bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Ne do të marrim hak, do të vijmë në shkollë. Do të vrasim këdo. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të mbulohet nga gjaku”, është mesazhi që e transmeton Radiotelevizioni i Malit të Zi i marrë nga shkollat e evakuuara.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se ekipet e saj janë në shkolla dhe po kryhen kontrolle, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit tha se janë në koordinim të vazhdueshëm me punonjësit e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit