-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emocionohet Yuri Kim: Veproni tani, mos jemi në dorën e Putinit

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-së në Yuri Kim u shpreh se qeveria shqiptare ka mbështetjen e Uashingtonit dhe se tani është koha për të vepruar për të vendosur në jetë projektet e reja për të hequr dorë nga varësia ruse e gazit, e cila, pas pushimit të Ukrainës tregoi dobësinë e Europës dhe jo vetëm përballë Vladimir Putinit.

Jemi mbledhur të vendosur në një sfond strategjik sfidues për energjinë. Duhet diversifikim i rrugëve të energjisë. Të gjithë kemi parë që pushtimi rus ndaj Ukrainës ka bërë të qartë që diversifikimi i energjisë nuk mund të presë.

Mbrëmë pamë që Rusia ka fikur gazin për Poloninë dhe Bullgarinë. Kemi nevojë të kemi më shumë gazsjellësa. Siguria energjetike ka qenë e lidhur gjithmonë ngushtë me sigurinë kombëtare. Ne shikojmë kosto të larta. Rajoni duhet të kërkojë që të gjejë zgjidhje krijuese së bashku për sigurinë energjetike dhe klimatike.

Kjo është një nga arsyet se përse u ndërtua TAP, i lirë prej ndikimit negativ të Rusisë dhe të tjerëve. Jam e emocionuar që shikoj kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveritë e rajonit të mbledhur për të gjetur zgjidhje për këto sfida. Tani është koha për të vepruar” tha ajo.

Qeveria shqiptare organizoi sot një takim te Pallati i Brigadave me një grup kompanish, sipas kryeministrit Edi Rama, lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit