Një aksident rrugor ndodhi sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrjen në drejtim të Prishtinës nga Suhareka, raporton Express që i referohet dëshmisë së një qytetari.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, një makinë është përmbysur në rrugë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani deklaroi se në aksident janë përfshirë dy makina dhe si pasojë dy persona janë plagosur e janë dërguar në spital.