Ditën e sotme, deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do t’i bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht ajo Qendrore do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu. Vijojnë vranësirat e shumta të sjellin reshje dëbore në Gadishulli Skandinav dhe në Lindje të kontinentit.