Imami i xhamisë së fshatit Duraj të Kaçanikut ka raportuar në polici vjedhjen e dy kasafortave me para.
Sipas tij në kasaforta ka pasur fonde të dhuruara nga qytetarët për nevojat e xhamisë.
“Denoncuesi, mashkull kosovar (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të persona dyshuar e të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihet shuma e parave të grabitura.