Krebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka parashtruar tre projektligje.
“Projekti i parë ka të bëjë me dhënien e pëlqimit për kalimin në pronësi nga bashkia e Tiranës tek ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të pronës me numër pasurie 12/325 zona kadastrale 83/10.
Projekti i dytë bëhet fjalë për të shtuar Policinë Bashkiake me 100 punonjës, pra për të çuar numrin në 600 punonjës. Kam bërë një kërkesë të posaçme që shumica e të punësuarve të jenë zonja dhe zonjusha.
Vendimi i tretë ka të bëjë me miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për të reflektuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale. Kryesisht prek ata punonjës që bëjnë punët më të vështira”, u shpreh Veliaj.