-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç kryeministër, Rama: E imagjinonit? Do flas pasdite…edhe për “Open Balkan”

Kryesoret

Tre kryeministra shqiptarë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, u shpreh sot se deri pesë vite më parë kjo ishte e paimagjinueshme, por sot është bërë realitet. Ai tha se do ta urojë Dritan Abazoviçin për postin dhe do ta ftojë që t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur.

Sa i përket Ballkanit të Hapur, jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht që paralelisht me rrugën e nisur, ne jemi shumë të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen sepse është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues.

Duke folur për kryeministrin e ri të Malit të Zi, me të cilin nuk kam komunikuar, shpresoj që ta bëj sot. Imagjinoni që dikush t’u thoshte pesë vite më parë, që Ballkanin Perëndimor me gjashtë vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, tre shqiptar. Kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di.

Fakti është që janë tre shqiptar, përtej shakasë, që nuk është pak, por shumë. Shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Europën ecin përpara dhe fitojnë vetëm nëse dinë të sillen si njerëz të paqes. Patjetër që do ta riftojmë Malin e Zi.

I takon kryeministrit të Maqedonisë për ta bërë ftesën zyrtare sepse samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër në qershor, por edhe unë do të bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë prezent në tryezë. Ai ka qenë pozitiv në parim dhe ne me shumë kënaqësi do ta prisnim Malin e Zi në tryezë, por vjen apo jo, Ballkani i Hapur do të vazhdojë” tha Rama sot nga Tirana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit