-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE për sulmet në veri: Shmangni spekulimet që mund të shtojnë tensionet

Kryesoret

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaron se BE-ja dënon ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmet e fundit ndaj patrullave të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës ndaj policëve të saj është i papranueshëm”, ka thënë Stano.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës javët e fundit kanë qenë objektiv i disa sulmeve në veri të vendit. Nga 13 deri më 26 prill, Policia e Kosovës u sulmua gjashtë herë. Sulmet ndaj tyre ndodhën me vendosje të iriqëve metalikë në rrugë, gjuajtje me gurë, granata dore dhe me përdorim të AK 47.

Sano më tej ka kërkuar nga të gjithë që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që sipas tij mund të shtojnë tensione të mëtejshme.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh Stano.

I pyetur se a mund të jetë në të ardhmen kjo çështje pjesë e temave të tryezës së dialogut, zëdhënësi i BE-së nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkaq sa i përket një takimit të ardhshëm që është përfolur në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Stano u shpreh se “ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut kur është e nevojshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit