Kryedemokrati, Enkelejd Alibeaj sfidoi sot në parlament ministrin e drejtësisë Ulsi Manjën që të firmoste ligjin për dekomunistizimin.
Ky i fundit në replikën e tij ka akuzuar demokratët se në mesin e tyre kanë një sovjetik të egër.
“Në fakt unë kam qëndrime për të gjitha diskutimet e mia politike. Qëndrimet e mi ai kam bërë të qartë. Nuk ka rëndësi që të jesh me PD dhe të jesh anti-komunist. Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. Jemi ne që e ngritëm këtë institucion. Ju nuk e bëtë. Kemi bërë edhe tjetrën që për shqiptarët e zhdukur nga diktatura kjo maxhorancë ndryshoi edhe ligjin.
Kemi filluar punën që njerëzve të pagjetur familjarët e tyre t’u japin një varr. Qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga qëndrimi komunist. Ju akoma mbani një sovjetik në grupin tuaj parlamentar. Një njeri të shpallur non grata. Unë jam i qartë të puna që bëj. Kam mbështetjen që ta sjell ligjin këtu,” është shprehur ai.