-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe i vërsulen presidentit rus: “Putini njeh Kosovën”

Kryesoret

“Putini njeh Kosovën”, “Putini për shkak luftës së tij, i harron serbët dhe Kosovën”, “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”, “Putin po luan me Kosovën” dhe “Putini e godet Serbinë me thikë pas shpine”, janë disa nga titujt që mediat e afërta me qeverinë në Serbi kanë reaguar lidhur me deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin rreth Kosovës.

Putin gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka përdorur edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’. Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precedenti ekziston”, ka thënë Putin gjatë këtij takimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit