-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani “arab” me “fytyrë të re”, nga Xhaka te ylli i Sassuolos

Kryesoret

Milani ëndërron madhërishëm. Fillimisht Aleksi Salmakers dhe më pas Zhunior Mesias garantuan angazhim dhe aplikim, por për të përshpejtuar duhet diçka tjetër. Driblime, gola, asistime.

Një repertor që sigurisht i përket Domeniko Berardit, 29 ndeshje sezonale në Serinë A, 14 gola dhe 15 asiste bëjnë që të jetë në sezoni i tij më i mirë te Sasuolo, pas së cilës ai më në fund do të jetë gati për hovin e madh.

Milani vëzhgon dhe ruan kontaktet: është një profil në logjikën e pronësisë aktuale. Investimi do të ishte i konsiderueshëm, rreth 30 milionë, por me një shans të mirë që Berardi, 27 vjeç, të rrisë vlerën e tij te kuqezinjtë.

Mahrez dhe Asensio janë dy emra të tjerë për rolin e anësorit të djathtë, por falë “Investcorp”, Maldini e Masara do të kenë mundësinë të bëjnë goditjen e duhur pa u ngutur.

MESFUSHA – Në rast se Milani, në fakt, nuk do të godiste Renato Sançesin në merkaton ardhshme të verës, është gati një plan i ri në atë rol. Ndër emrat e përmendur është Julian Vaigl, i lindur në vitin 1996, i Benfikës.

Njëkohësisht, drejtuesit kuqezi po vlerësojnë edhe profilin e Florian Griliçit, austriaku 27- vjeçar, i cili do të çlirohet nga Hofenhaimi në verë pa asnjë kosto.

Megjithatë, në orët e fundit është shfaqur një tjetër pistë. Thashethemet e tregut të transfertave kombinojnë Milanin me Granit Xhakën, mesfushorin e Arsenalit.

Një lojtar me eksperiencë, në kulmin e karrierës së tij, përkrah Sandro Tonalit apo Ismael Benaserit, do t’i garantonte “Djallit” cilësinë dhe besueshmërinë për të konkurruar në Champions si protagonist.

Duke iu referuar kontratës ‘Topçinjtë’ e vlefshme deri më 30 qershor 2024, 30-vjeçari kushtonte rreth 20 milionë euro. Sigurisht ai është pikërisht zgjedhja e parë e kuqezinjve, por, pa dyshim, përfaqëson një opsion që nuk duhet anashkaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit